Deputetët shprehin ngushëllime për vdekjen e babait të Kadri Veselit

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen Fazli Veselit, babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Tahiri tha se Veseli ka qenë një veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe se në momentet më të vështira të tij, nuk e pati afër djalin e tij, Kadriun, pasi po përballet edhe një herë në një betejë për Kosovën.


“Para disa orësh ka ndërruar jetë një veprimtar i madh i çështjes kombëtare, zotëri Fazli Veseli. Ai dhe familja e tij ishin familje të cilat ishin të përndjekura nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. I ndjeri ishte edhe babai i një prej themeluesve të UÇK-së, zotëri Kadri Veseli. Fatkeqësisht sot kur ndërroi jetë ai nuk e pati afër djalin e tij të vogël, Kadriun sepse ai po përballet edhe një herë në betejë për Kosovën edhe dy dekada pas çlirimit të Kosovës. Prandaj sot dua t’i shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar për humbjen e prindërit dhe bashkëshortit të tyre”, tha ia.

 Në emër të Kuvendit dhe të deputetët ngushëllime shprehu kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe në emër të Kuvendi të Kosovës e shfrytëzoj rastin  t’i shprehi ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e babait të tyre, të babait të ish kryetarit  të Kuvendit, zotëri Kadri Veseli”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.