Deputetët nuk miratojnë disa raporte vjetore të agjencive të pavarura

Deputetët nuk miratojnë disa raporte vjetore të agjencive të pavarura

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po trajtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara, deputetët nuk kanë miratuar disa raporte vjetore të agjencive të pavarura.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020. Për këtë raport kundër kanë votuar 52 deputetë, për 19 dhe një abstenim.

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje në seancën e sotme nuk është miratuar as raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, pasi që në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë.

Miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk e ka marrë as raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020. Për këtë raport kundër kanë votuar 59 deputetë, 12 vota për dhe asnjë abstenim.


Deputetët nuk e kanë miratuar as raportin vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020. 58 deputetë ishin kundër, ndërsa vetëm një vota ka qenë për dhe dy abstenime.

Ndërkaq, në mungesë të kuorumit nuk është votuar as raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, pasi që vetëm 57 deputetë morën pjesë në votim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar as raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit të Kosovës për vitin 2020, kundër kanë votuar 61 deputetë, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë për dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, deputetët e kanë miratuar ndryshimin e emrit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, që nga sot ky komision do të ketë emrin Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] e OShP-së PDK e konsideron me një mori shkeljesh Marrëveshjen ndërkombëtare për arsim Deputetët nuk miratojnë disa raporte vjetore të agjencive të pavarura Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare Kuvendi nderon me një minutë heshtje […]

Komentet janë të mbyllura.

error: