Deputetët më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Deputetët më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka arritur të jetë më e votuara me gjithsejtë 300 mijë e 788 vota.

I dyti më i votuar është Glauk Konjufca nga LVV, i vili ka marrë 200.641 vota. Pas tij, është Arben Vitia po ashtu nga LVV, i cili ka marrë 107 813 vota.

I katërti për nga votat është kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, i cili ka marrë 100 518 vota.


Kurse, Donika Gërvalla-Schwarz nga LVV, ka marrë 71 720 vota.

E kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka marrë 69 640 vota.

Në dhjetëshen me më së shumti vota është edhe Vasfije Blair me 60 885 vota, Mimoza Kusari Lila me  53 563 vota, Avni Dehari me 51 116 dhe Armen Muja me 44 073, që të gjithë këta nga LVV.

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj, në bazë të votave nuk ka arritur të hyjë në listën e dhjetë më të votuarve në Kosovë. Ai renditet i njëmbëdhjeti me 41.406 vota.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: