Deputetet e opozitës përplasen me Golën në Komisionin ku po raportonte ministrja Nagavci

Deputetet e opozitës përplasen me Golën në Komisionin ku po raportonte ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Arsim.

Deputetja Vlora Dumoshi dhe Eliza Hoxha kanë lëshuar mbledhjen, ku të njëjtat janë përplasur me kryetarin e komisionit, Ardian Gola.

Në mbledhjen ku po shqyrtohej për projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin për Arkivat Shtetërore, Hoxha ka diskutuar për Këshillin Shtetëror të Cilësisë.


Për këtë, Gola tha se po konsumohet koha, ndërkaq Dumoshi dhe Hoxha kanë lënë mbledhjen duke deklaruar se po bëhet arrogancë me numra.

Në mungesë kuorumi ka përfunduar kjo mbledhje.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.