Deputetët e opozitës largohen nga komisioni, Krasniqi vazhdon raportimin vetëm para deputetëve të pozitës

Deputetët e opozitës largohen nga komisioni, Krasniqi vazhdon raportimin vetëm para deputetëve të pozitës

Për rreth një orë e tridhjetë minuta, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.


Për shkak të agjendës ai është larguar nga komisioni, e menjëherë pas tij mbledhjen e kanë lëshuar edhe deputetët e pozitës. Ky veprim bëri që të reagojë kryetarja e komisionit, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku. Kjo pasi që aty veçse ishte thirrur për raportim edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi dhe doktoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Ariana Kalaveshi.

Megjithëkëtë, tashmë ka filluar edhe raportimi i Krasniqit para deputetëve të pozitës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.