Dënohet me tre vjet e pesë muaj burgim pasi vrau djalin e tij nga pakujdesia

Dënohet me tre vjet e pesë muaj burgim pasi vrau djalin e tij nga pakujdesia

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet e pesë muaj Skënder Krasniqin, i cili më 27 janar të këtij viti kishte qëlluar për vdekje të birin e tij, Albertin.


Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë vrasja ka qenë nga pakujdesia.

“I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin  do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”. thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: