Dënohet me 27 vite burgim C.I që vrau dhëndrin në Gjakovë

Dënohet me 27 vite burgim C.I që vrau dhëndrin në Gjakovë

Me 27 vjet burgim Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar C.I për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe lëndim i lehtë trupor

I akuzuari për vrasje të rëndë është dënuar me 23 vite burgim, për tentim vrasje me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor me 6 muaj burgim

“Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë,  e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e shtatë (27) vjet”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjakovës.


C.I akuzohet se më 7 korrik të 2020-tës rreth orë 03:00 minuta, në fshatin Bardhaniq të Komunës së Gjakovës , në shtëpinë e tani të ndjerit N. M. ka privuar nga jeta tani të ndjerin N. M. ishte duke fjetur.

“I pandehuri C.I., akuzohet se me datë 07 korrik 2020 rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Bardhaniq, Komuna e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit N. M. me dashje në mënyrë mizore dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin N. M. në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke fjetur së bashku me bashkëshorten e tij të dëmtuarën D. M., i pandehuri  e merr një thikë në kuzhinë dhe një çekan hekuri, e thyen derën e dhomës me çekan, hyn në dhomën e tyre dhe së pari e godet të dëmtuarën D. M. me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë pastaj me thikë e godet të ndjerin N. M. në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. I njëjti shkon edhe në dhomën tjetër, ku prezent ka qenë djali i viktimës M. M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, e duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Lexo edhe

Video

error: