Dënimi i Vukotiq bën jehonë në mediat ndërkombëtare

Dënimi i Vukotiq bën jehonë në mediat ndërkombëtare

Dënimi i Zoran Vukotiq me 10 vjet burgim pasi u shpall fajtor nën akuzën për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Ky ishte edhe rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.


Krerët institucionalë e organizatat që kujdesen për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë edhe pse e konsideruan si drejtësi e vonuar, u tha se dënimi shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend.

Associated Press, Washington Post, Abc News dhe shumë media të tjera ndërkombëtare, duke cituar Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, kanë raportuar në lidhje me rastin.

Ata kanë publikuar edhe pjesë nga dëshmia e viktimës së Zoran Vukotiqit, që u transmetua ekskluzivisht vetëm në KosovaPress ditën e hënë, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lexo edhe

Video