Dënimi i Vukotiq, Krasniqi: Nuk është i vetëm, është thjesht i pari

Dënimi i Vukotiq, Krasniqi: Nuk është i vetëm, është thjesht i pari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burg të policit serb Zoran Vukotiq, për krime lufte në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka paralajmëruar se nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime. 


“Ndonëse për 23 vjet, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjesht i pari”, ka shkruar Krasniqi. 

Ai ka kërkuar një angazhim më të madh në mënyrë që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të gjejnë integrim të plotë në shoqëri, teksa i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të mos ndalen derisa të dalë para drejtësisë edhe krimineli i fundit.

Lexo edhe

Video

error: