Dënimi i krerëve të shoqatave të luftës së UÇK-së në Hagë, vjen reagimi i Haradinajt

Dënimi i krerëve të shoqatave të luftës së UÇK-së në Hagë, vjen reagimi i Haradinajt

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit me burg të krerëve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Hagë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj sot u dënuan nga Gjykata Speciale me nga katër vjet e gjysmë burg.

Në reagimin  e tij, kryetari i AAK-së u ka bërë thirrje Gucatit e Haradinajt që të qëndrojnë të fortë.


Postimi i plotë:

Sot u dënuan krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Do i them pak fjalë për Nasimin.
Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit.
Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë.
Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet.
Nana Myzaqet, vëllau Naimi, motrat Shqipja e Naimja, bashkëshortja Xhejlanja, e veçanërisht vëllai i vogël Agroni që vuan nga një sëmundje e rëndë, e kuptojnë dhe e ndjejnë peshën e vendimit të sotëm, sepse nuk janë brezi i parë që përballohen me sfida të tilla.
Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon!

Lexo edhe

Video