Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dënim me burg dhe kusht ndaj 5 të pandehurve për keqpërdorim detyre dhe mashtrim

Dënim me burg dhe kusht ndaj 5 të pandehurve për keqpërdorim detyre dhe mashtrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur sot aktgjykimin dënues ndaj pesë të pandehurve D.SH., G.L., R.ZH., G.SH. dhe I.K. për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim.

Gjykata ka dënuar D.SH. dhe I.K. me nga 6 muaj burg, ndërsa G.L., R.ZH. dhe G.SH. me nga 6 muaj burg me kusht, të cilin ata nuk do ta vuajnë nëse brenda një viti nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

D.SH. më 19.09.2017, në pozitën e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit Komunal në Pejë, ka pranuar mallin “Blerja e  makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë 11.929 euro, pa mandat dhe kompetencë në emër të organit mbikëqyrësi – menaxherit të projektit F.Z.

Edhe pse ka qenë në dijeni se makina që është sjellë nga operatori ekonomik, ajo nuk ka qenë sipas projektit të kërkesës, pasi që makina e sjell nga operatori ekonomik ishte në vlerë 2000 euro. Në parallogaritë dhe specifikat e tenderit i pandehuri me këtë veprim ka dëmtuar buxhetin komunal për 9.929 euro duke i mundësuar njëkohësisht përfitim operatorit ekonomik, të pandehurit I.K., dobi në shumë 9.929 euro.


Me këto veprime i pandehuri D.SH ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar.

Ndërsa, G.L., R.ZH. dhe G.SH., më 19.09.2017, si persona zyrtarë pranë KK në Pejë, kanë nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit blerja e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë, në vlerë 11.929 euro, pa e kontrolluar nëse malli i pranuar i plotëson kushtet dhe pa prezencën e menaxherit të projektit F.Z. dhe pa prezencën e furnizuesit (operatorit fitues).

Me veprimet e tyre, buxheti komunal Pejë është dëmtuar në shumën prej 9.929 euro, ndërsa operatori ekonomik ka përfituar 9.929 euro, me çka secili veç e veç të pandehurit kanë kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar.

I pandehuri I.K, si pronar i firmës G.C– SH.P.K , me anë të paraqitjes së rreme  të fakteve, i ka shkaktuar dëm KK Pejë në vlerë 9.929 euro. Ai pasi ka fituar tenderin për blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë në vlerë 11.929 euro, ka shkelur kushtet e tenderit, duke sjellë një makinë në vlerë dy mijë euro nga Sllovenia dhe jo nga Turqia sikurse ishte e paraparë. AI po ashtu nuk ka ofruar as dëshmi për blerjen e kësaj makine. Me këto veprime i pandehuri I.K. ka kryer vepër penale  mashtrim.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: