Dënim me burg dhe gjobë ndaj dy zyrtarëve, dëmtuan pyjet

Dënim me burg dhe gjobë ndaj dy zyrtarëve, dëmtuan pyjet

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues me burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarve S. F. dhe K. L.

Sipas gjykatës, I akuzuari S. F. në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli pranë autoritetit pyjor në Komunën e Kamenicës, nuk ka ndërmarr veprime të nevojshme për sigurimin e pyjeve, përkatësisht masës drusore të prerë në ngastrën me nr. 52, me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 Euro.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Ndërsa i akuzuari K. L. duke qenë i autorizuar nga kompania “Mirvete Leci – BI” në Kamenicë, për implementimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në ngastrën nr. 52 në fshatin Krilevë, ku kompania në fjalë ka qenë në implementim të kontratës, për punimet në këtë ngastër, i akuzuari pas njoftimit nga kompania se i ndërpret punimet e mëtejshme në këtë ngastër, nuk ka vepruar sipas udhëzimit administrativ nr. 06/2020 për mënyrën dhe procedurat e shitjes së trungjeve pyjore dhe asortimeve drusore nga pyjet publike. Ashtu që pas ndërprerjes së punimeve nga subjekti në fjalë, personave të panjohur deri më tani i është mundësuar marrja e masës drusore në ngastrën e përmendur me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 Euro.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, ndaj të akuzuarit S. F., ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve dhe gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) Euro, ndërsa ndaj të akuzuarit K. L. dënim me gjobë në shumën prej 3500 (tremijë e pesëqind) Euro. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Video

error: