Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar sot bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e ka informuar për vizitën në Prishtinë.
Ai ka potencuar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçak dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë.”, ka shkruar Dendias në Twitter.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka takuar dje në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin.