Dëmtoi provat, arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri

Dëmtoi provat, arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri

Një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri, është arrestuar për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.


Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi i zyrtarit policor është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ai është dërguar në mbajtje.

“Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.