Demolohet një lokal në rrugën “Rexhep Luci”
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbrëmjen e së martës Policia ka pranuar informatën se është demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga policia lokali është demoluar, por nuk janë dhënë detaje të tjera. Jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për lokalin “Bon Vivant” dhe se ngjarja ka nisur si përleshje.

“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën "Rexhep Luci", në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti për Kosovapress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024