Dëmet nga përmbytjet në Gjermani arrijnë në 30 miliardë euro

Dëmet nga përmbytjet në Gjermani arrijnë në 30 miliardë euro

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet katastrofike në korrik në Gjermani ka të ngjarë të arrijnë në 26 miliardë euro, tha sot kandidati për kancelar Armin Laschet.

“Sipas vlerësimeve fillestare, vetëm në shtetin federal të Nordrhein-Westfalen, dëmi i përgjithshëm rritet mbi 13 miliardë euro,” tha presidenti i Unionit Kristian Demokratik (CDU) dhe kryeministri i landit, i cili u godit nga përmbytjet e papara.

Në Rheineland-Pfalz, shteti federal më i prekur, “ne presim një ndihmë të ngjashme, nëse jo më të madhe,” shtoi ai në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit të North Rhine-Westphalia.

Përmbytjet shkatërruese që goditën Gjermaninë perëndimore më 14 dhe 15 korrik morën të paktën 190 jetë.

Në North Rhine-Westphalia, më shumë se 150 shkolla dhe 200 kopshte, zyra të shumta të mjekëve dhe 50 barnatore u dëmtuan, tha Laschet, duke përshkruar shkallën e katastrofës më të keqe natyrore që goditi shtetin që nga themelimi i Gjermanisë Federale Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.


Laschet tha se viktimat mund të mbështeten në solidaritetin e gjermanëve të tjerë, ndërsa gjashtëmbëdhjetë provinca federale dhe qeveria federale po përgatisin një plan gjithëpërfshirës për të ndihmuar në rindërtimin e zonave të prekura.

“Ne jemi duke punuar në një plan rindërtimi të matur në miliarda euro,” tha kandidati për pasardhësin e kancelares Angela Merkel. “Të gjitha provincat janë gati të japin kontributin e tyre” për të mbledhur ato 20 deri në 30 miliardë euro, tha ai.

Konservatorët po kryesojnë në sondazhe përpara zgjedhjeve parlamentare të 26 shtatorit, të cilat do të zgjedhin pasardhësin e Angela Merkel, e cila do të jep dorëheqje pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh si kancelare.

CDU është vënë nën kritika për mënyrën e saj të menaxhimit të përmbytjeve katastrofike të cilat, përveç viktimave njerëzore, shkaktuan dëme të mëdha, morën shtëpi dhe shkatërruan komuna të tëra, veçanërisht në Luginën Ahr.

Gjermania dëshiron të marrë një mësim nga kjo tragjedi dhe po shqyrton përmirësimin e sistemit të saj të alarmit të fatkeqësive natyrore, duke përfshirë dërgimin e mesazheve paralajmëruese.

Lexo edhe

Video