Dembele: Jemi në top formë, por do të përballemi me një nga favoritët e Ligës së Kampionëve

Dembele: Jemi në top formë, por do të përballemi me një nga favoritët e Ligës së Kampionëve

Barcelona përballet në një përplasje titanike me Paris Saint-Germain këtë të martë në mbrëmje, me të dy palët që ndeshen për të bërë betejën për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele, nuk ka asnjë iluzion për sa i përket forcës së kundërshtarëve të tyre derisa ka folur për “Mundo Deportivo”.

“Ne po përballemi me një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve”, tha ai.


Dembele tha se ka një oreks për hakmarrje që buron nga viti 2017, kur Barcelona e eliminoi PSG-në nga Liga e Kampionëve në një ndeshje të mahnitshme, por ai shprehet i sigurt dhe i qetë para kësaj përballjeje derisa në nivelin personal është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, përcjell KosovaPress.

Për këtë ai i jep merita trajnerit të tij, Ronald Koeman: “Shumë gjëra kanë ndryshuar nën drejtimin e Koeman, veçanërisht në lidhje me trajnimin dhe përgatitjen për ndeshjet,” tha ai. “Fizikisht ndihemi shumë mirë. Trajnimi është cilësor dhe gjithashtu me intensitet të lartë. Unë mendoj se ekipi është në top formë ”

Barcelona humbi finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey ndaj Sevillas, dhe është e treta në La Liga, një pikë përpara Sevillas, tre pas Real Madridit dhe tetë pas Atletico Madridit.

Lexo edhe

Video