Demaliaj: Qeveria Kurti e luftoi koronavirusin duke dalë natën me sekretare e këshilltare

Demaliaj: Qeveria Kurti e luftoi koronavirusin duke dalë natën me sekretare e këshilltare

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në seancën e sotme plenare për situatën me pandeminë ka kritikuar ish-Qeverinë Kurti se nuk ka pasur strategji për luftimin e virusit korona.

Ai ka konsideruar tmerruese deklaratat e ministrit Zemaj që nuk ka gjetur asnjë plan anti-Coivd nga ish-ministri Vitia, derisa i akuzuar ata se “dilnin natën me sekretaresha dhe këshilltare me këmbë mbi tavolina thoshin po e luftojnë korona-virusin”


Mirëpo për këto deklarata i ka tërhequr vërejtjen kryeaprlamentarja Osmani, por sipas Demaliajt fotografitë janë të ekspozuara dhe publike.

“Ishte tmerruese një deklaratë e ministrit Zemaj kur thonë skam gjetur asnjë plan antiCovid. A atje dilnin edhe natën me sekretaresha me këshilltare, këmbët mbi tavolina, thoshin jemi duke e luftuar korona-virusin. Janë publike, janë fotografitë e ekspozuara, nuk po gënjej mundesh me ma tërheq edhe fjalën. Është gjynah është sakatim i qytetarëve në këtë formë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: