Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti listë dëshirash

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur listë dëshirash programin e Qeverisë Kurti II.

Në seancën e sotme, ku po vazhdon debati për programin e ekzekutivit, Deliu-Kodra tha se në këtë program nuk asnjë qartësi për asgjë.

Është më shumë program synimesh, e më shumë dëshirash të kalkuluar në votë elektorale që nuk është fare pasqyruar në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të cilat ju si qeveri e Vetëvendosjes e keni votuar”, tha ajo.


Deputetja opozitare kritikoi kabinetin qeveritar edhe për dialogun me Serbinë, të cilin tha se e kanë vendosur prioritet të parë, ndryshe siç është premtuar në fushatë. Derisa tha se nuk ka asnjë sqarim rreth anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Nuk ka qartësi rreth përpjekjeve apo synimeve të qeverisë në këto organizata apo jo. Nuk përmendet askund në programin qeverisës marrëveshja e Uashingtonit. Madje dua të rikutjojë se ka pasur deklarata që e kanë konstetuar këtë marrëveshje”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra kritikoi ekzekutivin edhe për mungesën e bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Për këtë qeveri nuk ka fare rëndësi bashkëpunimi me Shqipërinë, premtimi i cili e pati edhe në programin politik gjatë zgjedhje. Veçanërisht gjatë pandemisë kur vet kryeministri tha se do të bashkëpunojnë posaçërisht sa i përket pandemisë, por refuzoi vaksinat nga kryeministri Edi Rama”, tha ajo.

Lexo edhe

Video