Deliu-Kodra: E keni kontaminuar narrativin për shtetin e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar partinë në pushtet për kontaminim të narritivit për shtetin e Kosovës. Ajo derisa është deklaruar në lidhje me liberalizimin e vizave, ka thënë se ani pse ishin të përmbushura kriteret, dikur kërkonin dorëheqjen e qeverisë. Në lidhje me këtë, Albin Kurti tha se Kosovës i është përmirësuar imazhi në botë.

Gjatë seancës plenare, deputetja Deliu-Kodra tha se në gjitha takimet në botë, partia që tashmë është në pushtet e ka paraqitur Kosovën si shtet jo-funksional.


“Zotëri kryeministër, për vite të tëra, partia e juaj në opozitë ka ndërtuar narrativin në raport me Kosovën si shtet jofunksional. Dhe në kohën kur ne kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk kemi pasur asgjë nga BE-ja në raport me vizat, ju keni kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Sot po thoni që nuk kam asgjë shtesë të them dhe nuk po merrni përgjegjësi për një proces për të cilin po them se e keni kontaminuar komplet narrativin për shtetin e Kosovës. Në të gjitha takimet ku keni shkuar jeni deklaruar se Kosova nuk është shtet funksional”, ka deklaruar ajo.

Për këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Kosova ka pasur më shumë se dyfishin e kritereve për të plotësuar krahasuar me vendet fqinje. Megjithatë, ai u zotua se është përmirësuar imazhi i Kosovës.

“Ajo çfarë mund të thuhet në të kaluarën është që imazhi i Kosovës nuk ka qenë i mirë. Mirëpo, për 17 vende në Transparency International Corruption Index është ngritur Kosova. Për 17 vende sa i përket lirisë së medias, reporterët pa kufij është ngritur Kosova. Sipas World Justice Project jemi të parët në Ballkan e të 60 në Evropë. Pra, askush nuk mund të thotë më as që imazhin nuk e kemi të përmirësuar. Por, edhe një herë po e ritheksoj ka skepticizma të ndonjë ministri të Brendshëm të ndonjë vendi anëtar, me të cilat po merremi. Por, sërish nuk është një gjë që vendimi mund të merret në Prishtinë”, është përgjigjur Kurti.

Lexo edhe

Video