Delegohen gjyqtarët e javës së 30-të, Dardan Çaka në derbin Prishtina – Drita

Delegohen gjyqtarët e javës së 30-të, Dardan Çaka në derbin Prishtina – Drita

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 30-të, këtë të diel dhe të hëne.

Kryendeshja padyshim që do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina takohet ndaj liderit të tabelës, Dritës,.

Kurse, takim tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit që zhvillohet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit.

Ndërsa, Gjilani pas fitores ndaj Prishtinës, edhe këtë xhiro luan si vendas ndaj Drenicës.


Për ndeshjet e kësaj jave tashmë janë publikuar edhe gjyqtarët e takimeve.

Dardan Çaka do të jetë në sfidën kryesore të javës në mes të Prishtinës dhe Dritës, i ndihmuar nga dyshja me stemë të UEFA’s, Berisha e Selimaj.

Kurse, Genc Nuza këtë xhiro do të gjykojë ndeshjen, Dukagjini – Trepça 89, e cila zhvillohet në Klinë./KosovaPress/

 

Video

error: