Dedikimi prekës i vajzës nga Krusha për të atin që është i zhdukur

Dedikimi prekës i vajzës nga Krusha për të atin që është i zhdukur

Kosova është duke kaluar në një situatë të vështirë me epideminë COVDI-19 si dhe me aktualitetin politik, duke lënë në plan të dytë ngjarjet e marsit të vitit 1999, muaj ky në ët cilin i gjithë vendoi u përgjak nga masakrat.

Edhe Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

21 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars 1999, në Krushë të Madhe të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Familja Hoti është një nga të prekurat nga kjo tragjedi dhe vajza e familjes Sabina ka bërë një dedikim të veçantë për të atin, Bashkimin, i cili ende rezulton i zhdukur. Në këtë shtëpi, janë vrarë edhe të xhaxhallarët dhe djali i axhës së saj.

Lexoni të plotë letrën e Sabina Hotit:

Me ka ngelur në dorë një lule e një qiri, nuk di as ku ta vë se s’kam ku. Je i vdekur pa varrë, i masakruar e i bërë hi, bile edhe i zhdukur e i përkujtuar pa emër e mbiemër të gdhendur në mermer të akullt.


Trishtimi e heshtja më kaplojnë shpirtin çdo ditë. Në përvjetorët e tu s’kam as ku të vij të qaj e të rrëfehem pa fund pranë varrit tënd.

Sikur të më shoqëroje në ditët që pata më shumë se kurrë nevojë për ty, të më mbaje hopa siç bëje çdo herë me mua. Ashtu më pate mësuar. Babi sot përvjetori yt i 21 është ndryshe nga të gjithë përvjetorët e kaluar. Ty e shokëve të tu nuk do iu vëmë fotografi në karriget e zbrazëta, as muret nuk do jenë me përshkrimin “edhe 64 i mungojnë Krushës së Madhe”, këtë herë na ndaluan. Na ndaluan ata që në shenjë falënderimi s’ma siguruan e s’ma kthyen as një pjesë të trupit tënd.

Nuk më janë as falënderues…

Sikur të dija se ku është trupi yt, do të vija zvarrë e të të marrë. Babi më fal mua e të gjithë familjarët e tu që sot e 21 vite të kemi lënë mbi dhe’.

Vendin e ke e më mërzit shumë kur e di që është bosh e ti në brendi të tij nuk je. Sikur edhe frymën e fundit të kamë , s’do ndalem së kërkuari për ty, ta kam borxh…

Më pusho i qetë mbi dhe’, derisa një ditë ndoshta do të nderoj me lule e me kurorë.

Lexo edhe

error: