Debati për gazsjellësin, MCC për KosovaPress: Ja e vërteta

Debati për gazsjellësin, MCC për KosovaPress: Ja e vërteta

Debati për gazsjellësin mbizotëroi javëve të fundit skenën politike në vend. Qeveria e Kosovës tha se kishte nevojë më shumë informata për këtë projekt që thotë se ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, ndërsa opozita kundërshtoi duke thënë se Kosova refuzoi projektin e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit për investime në futjen e gazsjellësit amerikan në Kosovë

Në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti, duke folur rreth ndërtimit të infrastrukturës në Kosovë për gazin amerikane tha se për vendime të tilla që definojnë sektorin e energjisë për gjeneratat e ardhshme duhet kujdes dhe analizë të gjithave rrethanave. Sipas tij, janë mbajtur rreth 10 takime dhe punëtori me MCC-në amerikane për të parë modalitetet për implementimin e të njëjtit.

Nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit i thanë KosovaPress-it se në bazë të funksionimit të tyre vendit partner të projekteve, në këtë rast Kosovës, i takon pronësia e udhëheqjes dhe përzgjedhjes zhvillimin dhe zbatimit të projekteve.


Zëvendësdrejtori për Komunikimi i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, (Millennium Challenge Corporation), me seli në Uashington, Marc Rockwell – Pata i tha KosovaPressit se MCC mezi po pret të vazhdojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës për të punuar në uljen e varfërisë dhe nxitur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike.

“Në gurthemel të modelit të MCC është pronësia e vendit, që do të thotë se vendet partnere udhëheqin në përzgjedhjen, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të granteve. Përsosja e fushëveprimit të investimeve potenciale kompakte është një hap pozitiv drejt finalizimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes MCC-Kosovë. MCC mezi pret të vazhdojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës ndërsa punojmë për të zvogëluar varfërinë dhe nxitur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike”, tha ai për KosovaPress.

Partitë opozitare kanë kritikuar kryeministrin Kurti se duke refuzuar këtë projekt po lëkundin bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

Video

error: