Nachrichten
10 vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”
Një ditë pas heqjes së barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, konkretisht më 18 qershor 2014, serbët e veriut sërish bllokuan urën me barrikadën të quajtur “Parku i Paqes”. Kryetari i atëhershëm i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, pati thënë se këtë veprim për ri-bllokimin e urës po e merr në koordinim të plotë me Qeverinë e Serbisë. I pranishëm gjatë gjithë aksionit ka qenë edhe shefi i së ashtuquajturës zyrë e qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. Forca të shumta policore nuk kanë tentuar të parandalojnë bllokimin. Ndërkohë, kryetari i pjesës veriore e ka ftuar atë të pjesës jugore, Agim Bahtirin, që pjesën tjetër të urës së Ibrit ta shndërrojë po ashtu në park. “Parku i Paqes”, është hequr më 14 gusht 2016, pas implementimit të marrëveshjes nga dialogu Kosovë-Serbi lidhur me urën në Mitrovicë.
Mehr von News
Gesamt: 17,687
Diese Website wird gepflegt und verwaltet von Nachrichtenagentur KosovaPress. KosovaPress behält sich die Urheberrechte gemäß den gesetzlichen Bestimmungen zum Urheberrecht und zum geistigen Eigentum vor. Die Nutzung, Veränderung und Verbreitung für kommerzielle Zwecke ohne Zustimmung von KosovaPress ist strengstens untersagt.
Diese Website-Anwendung wurde mit Unterstützung von entwickelt #SustainMediaProgramme, kofinanziert von der Europäischen Union und der Bundesregierung, der Teil umgesetzt von GIZ, DW Akademie und Internews. Der Inhalt liegt in der alleinigen Verantwortung von KosovaPress und spiegelt nicht unbedingt die Ansichten der EU oder der Bundesregierung wider.
Alle Rechte vorbehalten von APL KosovaPress © 2002-2024