Video
Bislim Elshani wird mit der „Ukshin Hoti“-Auszeichnung geehrt
Komuna e Rahovecit në një ceremoni solemne sonte ka ndarë Dekoratën “Ukshin Hoti” në 81-vjetorin e lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, për fatin e të cilit nuk dihet ende asgjë tash e 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në këtë shënim të ditëlindjes së 81-të, kryetari i Rahovecit Smajl Lafiti i ka ndarë Dekoratën “Ukshin Hoti” Bislim Elshanit, i cili u kujdes në mbledhjen e deklaratave, kumtesave, qëndrimeve politike të Ukshin Hotit dhe i botoi në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, ndërsa më vonë nxori në dritë edhe letërkëmbimin Ismail Kadare- Ukshin Hoti – “Bisedë përmes hekurash”. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se figura vepra e veprimtarit Ukshin Hoti vazhdon të jetë e gjallë dhe e pavdekshme edhe në ditët e sotme, teksa bëri thirrje që të punohet për ndriçimin e fatit të tij. Ai tha veprimtari Ukshin Hoti u bë sinonim i luftës së pa kompromis për luftën për liri dhe frymëzues i grupeve dhe lëvizjes sonë kombëtare. Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ribotohen veprat ekzistuese, por edhe dorëshkrimet e Ukshin Hotit, të cilat do t’iu shërbejnë edhe institucioneve të larta arsimore për qëllime shkencore. Ai ka thënë se Serbia vazhdon të mbajë të fshehur fatin e personave të pagjetur, në mesin e tyre edhe atë të Ukshin Hotit. Një fjalë rasti në nderim të jetës dhe kujtimit për Ukshin Hotin kanë mbajtur edhe Mentor Alishani, rektor i Universitetit të Prizrenit që mban emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Arbër Zenuni. Ndryshe, Dekorata “Ukshin Hoti” u ndahet personaliteteve të shquara të fushës politike e familjeve emblematike dhe individëve që kanë kontribuar për liri, dinjitet njerëzor e kombëtar, aktivistëve për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike-kombëtare shqiptare dhe atyre që janë shquar për vlerat universale humaniste e civilizuese. Kjo dekoratë mund t’u ndahet edhe personave të huaj që kanë kontribuuar për çështjen shqiptare apo për mbrojtjen e vlerave universale civilizuese e humaniste. Kryetari i Komunës për çdo vit, në datëlindjen e Ukshin Hotit, më 17 qershor, ndan dekoratë për personalitetet e përcaktuar për këtë dekoratë. Më 17 maj 1994, Ukshin Hoti u arrestua dhe u dënua nga ish-regjimi serb me pesë vjet burg për shkak të pikëpamjeve të tij politike kombëtare. Ndërsa po vuante dënimin në burgun e Dubravës, Ukshin Hoti më 16 maj 1999 është nxjerrë nga gardianët serbë dhe u dërgua në drejtim të panjohur. Familja dhe shoqëria vazhdon të kërkon të di për fatin e tij edhe 25 vjet pas zhdukjes. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Mehr von Video
Gesamt: 5,369
Diese Website wird gepflegt und verwaltet von Nachrichtenagentur KosovaPress. KosovaPress behält sich die Urheberrechte gemäß den gesetzlichen Bestimmungen zum Urheberrecht und zum geistigen Eigentum vor. Die Nutzung, Veränderung und Verbreitung für kommerzielle Zwecke ohne Zustimmung von KosovaPress ist strengstens untersagt.
Diese Website-Anwendung wurde mit Unterstützung von entwickelt #SustainMediaProgramme, kofinanziert von der Europäischen Union und der Bundesregierung, der Teil umgesetzt von GIZ, DW Akademie und Internews. Der Inhalt liegt in der alleinigen Verantwortung von KosovaPress und spiegelt nicht unbedingt die Ansichten der EU oder der Bundesregierung wider.
Alle Rechte vorbehalten von APL KosovaPress © 2002-2024