Nachrichten
Bei der Gedenkveranstaltung wird die Figur von Haxhi Thaçi hochgeschätzt
Në mbledhjen komemorative të organizuar më rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit,  babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u vlerësua lartë figura dhe kontributi i tij për lirinë e vendit. Aty u tha se Haxhi Thaçi mbolli farën e lirisë dhe la trashëgiminë historike të Kosovës. Në këtë organizim ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e gjitha Kosova, bashkëpunëtorë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, si dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë bashkë me ministra të kabinetit qeveritar, u theksua mungesa e Thaçit në varrimin e babit të tij. Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se Haxhi Thaçi është pjesë e brezit që mbolli farën e lirisë dhe e ujiti atë me përkushtim të jashtëzakonshëm e sakrifica të mëdha, raporton KosovaPress. Nura e konsideroi si goditje të rëndë vendimin për moslejimin e ish-presidentit Thaçi për të qenë sot i pranishëm në vdekjen e babit të tij. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se vlerat, mësimet dhe dinjiteti i siç e quan ai bacit Haxhi, janë forcat e padukshme që udhëhoqën Hashim Thaçin të bëhej një shtyllë e historisë tonë kombëtare.   ‘President ashtu si edhe populli i Kosovës, babi yt ishte krenar me ty gjithmonë”, iu drejtua Krasniqi ish-presidentit Thaçi, me rastin e pa mundësisë për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative, raporton KosovaPress. Njeri të urtë, prind shembullor, mik të rrallë, e atdhetar të palëkundur e quajti Haxhi Thaçin, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Ai tha se Haxhi Thaçi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit dhe një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi. Në mbledhjen komemorative, fjalim pati edhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila lartësoi edukatën prindërore të Haxhi Thaçit. Ndërkaq, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama tha se deshi që të jetë sot pranë nënës dhe bashkëshortes së ish-presidentit Thaçi, për të ndarë dhembjen, raporton KosovaPress.  Njoftimi për vdekjen e Haxhi Thaçit u dha të dielën, pak ditë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi e vizitoi atë në Klinikën Interne të QKUK-së, në të cilën po trajtohej. Varrimi i Thaçit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt. Ndërkaq, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Diese Website wird gepflegt und verwaltet von Nachrichtenagentur KosovaPress. KosovaPress behält sich die Urheberrechte gemäß den gesetzlichen Bestimmungen zum Urheberrecht und zum geistigen Eigentum vor. Die Nutzung, Veränderung und Verbreitung für kommerzielle Zwecke ohne Zustimmung von KosovaPress ist strengstens untersagt.
Diese Website-Anwendung wurde mit Unterstützung von entwickelt #SustainMediaProgramme, kofinanziert von der Europäischen Union und der Bundesregierung, der Teil umgesetzt von GIZ, DW Akademie und Internews. Der Inhalt liegt in der alleinigen Verantwortung von KosovaPress und spiegelt nicht unbedingt die Ansichten der EU oder der Bundesregierung wider.
Alle Rechte vorbehalten von APL KosovaPress © 2002-2025