De Paul zbulon të ardhmen e Messit menjëherë pas finales së Kupës së Amerikës

De Paul zbulon të ardhmen e Messit menjëherë pas finales së Kupës së Amerikës

Rodrigo De Paul ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren e Argjentinës kundër Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës me rezultat minimal 1-0.

De Paul bëri një pasim fantastik për Di Marian i cili realizoi për 1-0 dhe ky rezultoi të ishte edhe goli i fitores për Argjentinën, përcjellë KosovaPress.


Pas ndeshjes, De Paul dhe një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës duke thënë se ai do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.

“Lionel Messi më në fund e fitoi trofeun që gjithmonë e ka dashur me Argjentinën dhe do të festojmë për Leon. Pastaj, ai do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.”, tha De Paul.

Marrëveshja e re ndërmjet Barçës dhe Messit raportohet se do të jetë deri në vitin 2023.

Lexo edhe

Video