De Ligt pranon fajin për eliminimin e Holandës

De Ligt pranon fajin për eliminimin e Holandës

Mbrojtësi Matthias de Ligt ishte figura tragjike e së tetës së finales të EURO 2020 midis Holandës dhe Republikës Çeke.

Ai luajti me dorë në minutën 52 dhe u ndëshkua nga gjyqtari me karton të kuq.


Pas kësaj, Holanda “u shpërbë” dhe Republika Çeke fitoi në mënyrë rutinore me rezultat 2:0.

“Ndihem keq. Ne e humbëm ndeshjen për shkak të diçka që bëra. Duke parë tani, unë duhej ta lëshoja topin, jo ta prekja kur ai kërceu,” tha Matthias de Ligt për NOS TV.

“Mendoj se kemi mbajtur gjithçka nën kontroll. Ne patëm disa raste, veçanërisht në pjesën e parë. Edhe unë nuk kisha ndjesinë se ata krijuan raste. Kartoni i kuq patjetër që bëri ndryshimin,” u shpreh ai.

Video

error: