De Laurentis i befason të gjithë me trajnerin e ri te Napoli

De Laurentis i befason të gjithë me trajnerin e ri te Napoli

“Il Corriere dello Sport” raporton se Sergio Conceicao do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson te Napoli dhe do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Partenopei” konfirmuan se Gattuso do të largohet nga Napoli dhe gazeta zbulon se trajneri i Portos Conceicao është vendosur të zëvendësojë ish-mesfushorin e Milanit, përcjell KosovaPress.

Tekniku portugez, i cili përfundoi i dyti në Primeirligën e Portugalisë dhe eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve, do të paraqitet në ditët në vijim, sipas këtij raportit.


Napoli përfundoi i pesti në Serie A këtë sezon dhe kështu do të luajë në Ligën e Evropës në sezonin tjetër.

Conceicao kthehet për punën e tij të parë si trajner në Itali, por më parë ka luajtur në Serie A me Lazion, Parman dhe Interin.

46-vjeçari ka kaluar katër sezone me Porton, duke fituar ligën dy herë dhe një Kupë Portugeze.

Lexo edhe

Video