De Gea: Le të ikin nga klubi ata që janë të pa kënaqur

De Gea: Le të ikin nga klubi ata që janë të pa kënaqur

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka thënë se është i entuziazmuar për sezonin 2022-2023 përkundër një sezoni shumë të keq për 20 herë kampionët e Anglisë.

“Djajtë e Kuq” e përfunduan sezonin e tyre me një humbje 1-0 nga Crystal Palace të dielën pasdite, e cila ishte humbja e 12 nga 38 ndeshjet e tyre në ligë në sezonin 2021-2022.

Si rezultat, trajneri i ri Erik ten Hag do të udhëheqë 20 herë kampionët e Anglisë në fazën e grupeve të Europa League në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”.

Duke folur pas humbjes në Palace, De Gea ka thënë se është i emocionuar për të luajtur nën urdhrat e Ten Hag dhe portieri shpreson që klubi të nënshkruajë me lojtarë me karakter të fortë këtë verë.


“Nuk mund të pres. Jam i emocionuar për sezonin e ardhshëm, trajner i ri, lojtarë të rinj. Shpresojmë se do të përmirësohemi për ta vendosur Manchester United në një pozicion më të mirë. Duhet të kemi besim në të ardhmen”, ka thënë spanjolli.

“Menaxheri dhe stafi i ri tashmë janë në kërkim të lojtarëve të rinj. Shpresojmë që ata të sjellin lojtarë të mirë me karakter të forte”

De Gea gjithashtu ka dhënë një porosi për disa prej lojtarëve të pakënaqur të klubit.

“Ata që duan të qëndrojnë, qëndrojnë në klub. Ata që nuk duan të qëndrojnë dalin jashtë. Ju nuk duhet të qëndroni këtu,” tha 31-vjeçari.

Kontrata e De Geas me 20 herë kampionët e Anglisë skadon në fund të sezonit të ardhshëm, edhe pse ekziston mundësia e zgjatjes së marrëveshjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Lexo edhe

Video