De Bruyne shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

De Bruyne shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Momentalisht është duke u zhvilluar super derbi mes Manchester Cityt e Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për takimin e parë të fazës së gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pas afro 50’ minutave lojë, rezultati tregon në favor të skuadrës së Guardiolas, ku City është në epërsi prej 2:1 kundër Realit, përcjell KosovaPress.

Mesfushori Kevin De Bruyne ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, duke kaluar Cityn në epërsi prej 1:0 në minutën e 2’ të ndeshjes.


Në fakt, De Bruyne shkruan historinë sot në Ligën e Kampionëve me golin kundër Realit, ku tani ylli belg ka shënuar golin më të shpejtë në histori të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë e gjeni golin e De Bruynes.

Lexo edhe

Video