De Bruyne: Belgjikës i mungojnë yjet

De Bruyne: Belgjikës i mungojnë yjet

Kevin De Bruyne ka thënë se Belgjika mund të jetë në krye të renditjes botërore të FIFA -s, por ata nuk mund të konkurrojnë me Italinë, Francën dhe Spanjën.

Belgët kishin një epërsi prej 2-0 kundër Francës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, por humbën në fund me rezultat 3-2 në, dhe poashtu u mundën 2-1 nga Italia për vendin e tretë.

Është hera e parë që nga viti 2016 që Belgjika ka humbur dy ndeshje radhazi, përcjellë KosovaPress.


“Ne bëmë mirë disa herë kundër disa ekipeve kryesore dhe kishim shumë fytyra të reja që bënë punë të mirë sot,” tha De Bruyne për “HNL”.

“Është përvojë e mirë që ata të jenë në gjendje të luajnë kundër kundërshtarëve të këtij kalibri, por për fat të keq ne humbëm dy herë. Me gjithë respektin e duhur, të luash kundër Estonisë nuk është e njëjta gjë dhe këto sfida janë të nevojshme për ne që të rritemi, si individë ashtu edhe si ekip ”.

Belgjika ka qenë në krye të renditjes botërore të FIFA -s për shumë kohë, por ylli i Manchester Cityt De De Bruyne hedh dyshime mbi këtë fakt.

“Me gjithë respektin, ne jemi vetëm Belgjikë. Është një brez i ri, na mungonte Romelu Lukaku dhe Eden Hazard sot, kështu që duhet të jemi realistë për ekipin që kemi. Italia, Franca dhe Spanja kanë 22 lojtarë kryesorë yje për të zgjedhur dhe ne jo.”, ka thënë në fund mesfushori i Cityt.

Lexo edhe

Video