David Luiz: Flamengo ka kualitet për të garuar në Ligën e Kampionëve

David Luiz: Flamengo ka kualitet për të garuar në Ligën e Kampionëve

David Luiz beson që skuadra braziliane Flamengo padyshim ka kualitetin që të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve, para ndeshjes finale të Copa Libertadores kundër Palmeiras.

Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Arsenalit David Luiz u transferua te Flamengo këtë shtator, duke i dhënë fund periudhës 14 vjeçare në futbollin evropian, pas përfundimit të kontratës së tij me Arsenalin, përcjell KosovaPress.

Lëndimet e kanë hendikepuar rikthimin e tij në futbollin brazilian, por skuadra e tij ka arritur që të prek finalen e Amerikës Jugore, me një start perfekt prej gjashtë ndeshjeve me fitore që nga faza e grupeve.

Në fakt, mbrojtësi 34 vjeçar debutoi në gjysmëfinale të kësaj gare kundër skuadrës së Barcelona SC, paraqitja e parë kjo që prej operimit në gju sa ishte tek Arsenali.


Tani, Luiz beson që skuadra e tij Flamengo ka kualitet në skuadër për të luajtur në garat më prestigjioze evropiane.

“Unë besoj që kjo është e saktë”, u përgjigj Luiz në pyetjen se nëse Flamengo do të mund të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

“Kemi një strukturë të jashtëzakonshme, lojtarë të kalibrit të lartë, lojtarë të cilët kanë luajtur në vende të ndryshme dhe me kualitet të madh. Unë besoj, po, pa dyshim që ne kemi kualitetin për të luajtur në Ligën e Kampionëve”, shtoi Luiz.

Skuadra braziliane Flamengo është në kërkim të titullit të saj të dytë amerikano-jugor në tre sezonet e fundit, ku në finale do të takohet me kampionin aktual të kësaj gare Palmeiras.

Lexo edhe

Video

error: