Dauti i drejtohet Kurtit: Mos më fyej

Dauti i drejtohet Kurtit: Mos më fyej

Debati mes Daut Haradinajt dhe Albin Kurtit ka vazhduar sërish me deputetin e AAK-së që deklaroi se është 100 herë më i zoti për vendin sesa Albin Kurti.


Ai tha se del kundër gjithkujt që guxon të prekë një milimetër tokë të Kosovës.

“Kryeministër mos më fyej, se jam ma i zoti se ti për këtë vend 100 herë. Mundesh me qenë orator më i mirë, mundesh me iu zgërdhi Bërnabiqit, mundesh me kërku falje, mos me kërku falje, mundesh me mashtrua popullin, mundesh mi pas gjysmën e partisë SHIK e tash mi shajt PDK-në, mundesh me pas mashtrues këtu që janë thirre në emër të demarkacionit dhe nuk e kanë bërë asnjë lëvizje. […] Çdo veprim që e bën dikush në mbrojtje të territorit të Kosovës, çdo pëllëmbë më ka te këmbët, jam ushtar i Albin Kurtit 100% në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Kundër gjithkujt që guxon me e prek një milimetër të këtij vendi, kundër Hashim Thaçit e çdo dreq Hashim Thaçi tjetër që mundet me qenë, se e kam as fijen e problemit atë punë se kush është ai e kush është ky se këtë vend e kemi të shenjtë, e kemi larë me gjak e pallavra, ligjërata nga dikush që ka vallëzuar poshtë e lartë nuk ka nevojë për me tregu”, tha Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: