Daut Haradinaj premton se do t’i japë fund kaosit në Prishtinë përmes ndërtimit të parkingjeve vertikale dhe nëntokësore

Daut Haradinaj premton se do t’i japë fund kaosit në Prishtinë përmes ndërtimit të parkingjeve vertikale dhe nëntokësore

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj planifikon që kaosin me trafik në Prishtinë ta zgjidh përmes ndërtimin të parkingjeve nëntokësore.

Haradinaj thotë se përmes parkingjeve vertikale dhe nëntokësore, do t’i jep fund kaosit në trafik. Sipas Haradinajt, ky problem do të merr zgjidhje përmes planit të tij, i cili parasheh ndërtimin edhe të 5 parkingjeve të tjera nëntokësore.


Këto projekte Haradinaj planifikon që t’i implementojë përmes partneritetit publiko – privat. Kështu ka njoftuar Haradinaj nëpërmjet një postimi në “facebook”.

Haradinaj u shpreh se banorëve do t’u sigurohet me prioritet parkingu në pjesët anësore të rrugëve, në ato rrugë ku e lejon hapësira. Ndërkaq, nëse hapësira është e pamjaftueshme dhe në ato lagje ku ka dendësi veturash, do të ndërtojë parkingje vertikale, nën dhe mbi sipërfaqen e tokës, duke ndjekur praktikat e vendeve të zhvilluara të botës.

Planet dhe idetë e guximshme të Haradinajt paraqesin një fije shprese për Prishtinën, e cila nga dendësia e madhe e njerëzve dhe veturave, është bërë  një vend pothuajse i pabanueshëm për banorët e saj.

Lexo edhe

Video

error: