Daut Haradinaj: Kodrës së Trimave do t’i lejohet ndërtimi i lartë dhe legalizimi i objekteve

Daut Haradinaj: Kodrës së Trimave do t’i lejohet ndërtimi i lartë dhe legalizimi i objekteve

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ftuar në një intervistë për televizionin publik, tha se me marrjen e mandatit si kryetar i Prishtinës prioritet do ta ketë Kodrën e Trimave, pasi sipas tij kjo lagje është diskriminuar nga gjitha pushtetet e kaluara, duke ngecur si njëra ndër lagjet më të pa zhvilluara të kryeqytetit.


“Në lagjen e Kodrës së Trimave vazhdon të jetë problem legalizimi. Unë e kam planifikuar që kësaj lagje t’i mundësohet rritja e koeficientit të ndërtimit, pra t’i lejohet ndërtimi i lartë si dhe të nis legalizimi i objekteve pasi që shumë familje vazhdojnë të jenë të ngujuara për shkak që nuk kanë mundësi as t’i shesin ato prona apo t’i përdorin për hipotekë’, u shpreh Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: