Daut Azemi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Lipjanit

Kuvendi Komunal i Lipjanit mbajti mbledhjen inauguruese në të cilën u betuan anëtarët e rinj të zgjedhur më 17 tetor të këtij viti. Gjithashtu, me shumicë votash u zgjodh edhe kryesuesi i Asamblesë komunale, Daut Azemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në fjalën e mbajtur para të zgjedhurve të qytetit të Lipjanit, Azemi u zotua që do të kryejë detyrën pa dallime dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë asamblistët.


“Nga këtu zotohem dhe një herë që bashkë me juve, bashkë me kryetarin Imri Ahmeti, bashkë me ekzekutivin e ardhshëm që do të jetë, do të çojmë përpara duke zhvilluar akoma më shumë komunën tonë, në mënyre që t’iu krijojmë një jetë akoma më të mirë të gjithë qytetarëve tonë dhe për çka nuk dyshoj se bashkërisht duke marrë parasysh edhe demokracinë krijuar këto vite do të vazhdojmë tutje me punë të mira për të gjithë, me punë të mira për Lipjanin”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, pasi uroi kryesuesin e ri të Asamblesë tha se si kanë punuar deri tash të vazhdojnë të punojnë, të shtojnë dinamikën, angazhimin që t’i përfundojnë punët për të cilën edhe e kanë marrë besimin.

Daut Azemi u zgjodh me 18 vota “për” dhe 13 “kundër”. /G.Jashari/

Lexo edhe

Video