Datat, stadiumet dhe orari i gjysmëfinaleve Euro 2020

Datat, stadiumet dhe orari i gjysmëfinaleve Euro 2020

Sot u konfirmuan dy çiftet e fazës së gjysmëfinales Euro 2020, ku Italia do të takohet me Spanjën, ndërsa Anglia me Danimarkën.

Në çerekfinale, italianët mposhtën Belgjikën 2:1, Spanja eliminoi Zvicrën me penallti 3:1, Danimarka shënoi fitore 2:1 kundër Çekisë, dhe Anglia e kaloi me lehtësi Ukrainën 4:0, përcjell KosovaPress.

Në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, në pesë ndeshje të zhvilluara, Italia ka regjistruar pesë fitore, Spanja ka tri fitore dhe dy barazime, Danimarka ka tri fitore dhe dy humbje, dhe Anglia ka katër fitore dhe një barazim.


Gjysmëfinalet:

6 korrik – 21:00 Itali – Spanjë (Stadiumi “Wembley” – Londër)

7 korrik – 21:00 Angli – Danimarkë (Stadiumi “Wembley” – Londër)

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: