“Dardanët” tregojnë përkrahje ndaj presidentit Ademi për mandatin e ri në FFK

“Dardanët” tregojnë përkrahje ndaj presidentit Ademi për mandatin e ri në FFK

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi së bashku me nënkryetarin Bakir Burri pritën sot në një takim tifo-grupin e kombëtares sonë “Dardanët”.

Presidenti Ademi shfrytëzoi rastin që të falënderoj “Dardanët” për kontributin e tyre, përkrahjen ndaj ekipeve tona kombëtare dhe modelin e imazhin që i kanë dhënë vendit tonë, përcjell KosovaPress.

Në këtë aspekt, presidenti Ademi veçoi ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të cilën FIFA, UEFA dhe Federata e Anglisë e vlerësuan lartë pritjen e “Dardanëve”.


Në anën tjetër, “Dardanët” e falënderuan presidentin Ademi për punën e mirë, mbështetjen që u ofron atyre, për implementimin e VAR-it në Kosovë dhe për shumë punë tjera të cilat gjithmonë janë në të mirë të futbollit.

Numri një i tifo-grupit në fjalë Lulzim Berisha, në emër të tifozëve i ofroi presidentit Ademi mbështetjen e pakontestueshme edhe për mandatin e ri.

Po ashtu, Berisha mohoi të ketë pasur keqpërdorje të biletave për ndeshjet e Kosovës, ku siguroi presidentin Ademi se gjithmonë do të jenë në shërbim të vendit, në përkrahje të Kosovës, e në këtë periudhë zgjedhjesh në FFK edhe në mbështetje të plotë të presidentit Agim Ademi.

Lexo edhe

Video