“Dardanët” stërviten edhe sot para nisjes drejt Irlandës Veriore

“Dardanët” stërviten edhe sot para nisjes drejt Irlandës Veriore

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.


Sot, nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Belfast. Stërvitja mbahet në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton KosovaPress.

Tashmë dihet që në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë mbrojtësit Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda si dhe sulmuesi Shkelqim Vladi.

Lexo edhe

Video