“Dardanët”: Presim që të respektohen ndeshjet ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe

“Dardanët”: Presim që të respektohen ndeshjet ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, ku do të jetë mysafire e Armenisë dhe vendase e Ishujve Faroe.

Fillimisht, Kosova zhvillon miqësoren me Armeninë më 19 nëntor, kurse tre ditë më vonë luan në “Fadil Vokrri” kundër Ishujve Faroe, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, para këtyre dy ndeshjeve miqësore ka reaguar edhe tifo-grupi “Dardanët”, të cilët kërkuan nga futbollistët që të respektohen këto dy përballje.


“Jemi duke u bërë gati për dy miqësoret që na presin në këtë muaj kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.  Presim që të respektohen këto ndeshje nga lojtarët, për t’na dhuruar paraqitje të kënaqshme e jo sa për sy e faqe vetëm pse ato janë miqësore”, shkruante në njoftimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

Po ashtu, “Dardanët” njoftuan edhe për biletat, ku thanë se biletat të cilat kanë dalë në shitje për ndeshjen ndaj Armenisë i takojnë sektorëve të tjerë të stadiumit dhe jo atij që mbushet nga “Dardanët”.

 “Ju bëjmë me dije se biletat e dalura në shitje për ndeshjen kundër Armenisë u takojnë sektorëve tjerë të stadiumit, e jo atij që mbushet nga ne.  Si gjithmonë, biletat që na takojnë neve si tifogrup i shpërndajmë vet për anëtarët tanë. Në koordinim me përgjegjësit nëpër qendrat e qyteteve të mëdha do të bëhet edhe kjo shpërndarje biletash.  Për hollësitë do t’i njoftojmë anëtarët tanë shumë shpejt”, shkruante në postimin e “Dardanëve”.

Lexo edhe

Video