“Dardanët” me rastin e 6 vjetorit të Kosovës në UEFA: Nderojmë punën e Fadil Vokrrit

“Dardanët” me rastin e 6 vjetorit të Kosovës në UEFA: Nderojmë punën e Fadil Vokrrit

Kosova sot shënon gjashtë vjetorin e anëtarësimit të saj në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian UEFA.

Me këtë rast grupi i tifoizëve “Dardanët” kanë kujtuar punën dhe sakrificën e madhe të ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në kohën e arritjes së këtij qëllimi të madh.

Më tutje ata kanë thënë se do të qëndrojnë përkrah Kosovës në etapat e reja të saj.

Ja postimi i plotë i “Dardanëve” në “Facebook:

Sot shënojmë 6 vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në gjirin e UEFA-s.


Me këtë rast, të gjithë punëtorëve sportivë dhe anembanë tifozëve të futbollit, ua urojmë këtë përvjetor.

Kujtojmë dhe nderojmë punën, mundin dhe sakrificën e Fadil Vokrrit, që iu kurorëzuan me pranimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare të futbollit.

Ne, Dardanët, do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës në çdo etapë të saj.

Izolimi i futbollit tonë për më shumë se një dekadë ishte rraskapitës dhe errësirë e plotë.

Tani, prania jonë si palë e barabartë me shtetet tjera në garat kualifikuese, është kurorëzim i brezave të tërë.

U jemi falënderues gjithë atyre që e mundësuan këtë datë historike me kontributin që dhanë ndër vite.

Lexo edhe

Video