Dardan Berisha: Japim maksimumin kundër Norvegjisë dhe Danimarkës

Dardan Berisha: Japim maksimumin kundër Norvegjisë dhe Danimarkës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë këtë nëntor dy ndeshje tejet të rëndësishme për parakualifikimet drejt FIBA Eurobasket 2025, ku më 25 nëntor do të jetë mysafire e Norvegjisë, kurse tre ditë më vonë pret në shtëpi Kombëtaren e Danimarkës.

Të dy këto ndeshje do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht me fillim nga ora 19:00, ku vendi i parë kualifikohet tutje së bashku me vendin e dytë më të mirë nga tre grupet parakualifikuese, përcjell KosovaPress.

Për këto dy ndeshje ka folur kapiteni i Kombëtares së Kosovës Dardan Berisha, i cili e cilësoi si nder për tu paraqitur për “Dardanët” dhe se i gjithë ekipi do të jap maksimumin për të arritur rezultate pozitive.


“E dimë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se do të japim maksimumin në këto dy përballje të rëndësishme për ne. Fillimisht do të përballemi me Norvegjinë, kurse më pas takohemi me Danimarkën në Prishtinë, ku shpresojmë përkrahje nga publiku, që na ka munguar shumë, edhe pse do të jetë në numër më të vogël”, tha Berisha.

“Besoj se të gjithë do të japin më të mirën e tyre në këtë ndeshje. Për ne është nder të luash për vendin tënd dhe shpresojmë në rezultate pozitive në këto dy përballje”, shtoi kapiteni i Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës gjendet në Grupin C të këtyre parakualifikimeve së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Norvegjisë dhe ajo e Danimarkës.

Lexo edhe

Video