Dani vendos të pauzojë nga muzika (VIDEO)

Dani vendos të pauzojë nga muzika (VIDEO)

Ramadan Krasniqi – Dani një muaj më parë ka publikuar këngën e tij të re “Dy zemra”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Por, si duket këngëtari i njohur ka vendosur të pauzoj një kohë, e shkak i këtij vendimi është pandemia.

“Duke e pa situaten se si është, mendoj se njerëzit nuk kanë motiv me ndëgju këngë, pasi kemi telashe dhe problem të tjera”, – u shpreh ai në emisionin Cult të Kosovapress.


Dani thotë se para disa muajve ka porositur shumë këngë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e të cilat i ka anuluar sepse siç thotë ai njerëzit nuk janë në disponim të dëgjojnë muzikë.

“Para disa muajve kam porositur këngë këtu në Shqipëri e Maqedoni, por kur më lajmruan me i dëgju thash jo nuk kam për kë me I bo”,- u shpreh këngëtari.

Por nëse ka ndonjë këngë që i pëlqen shumë, Dani thotë se nuk do e refuzoj.

Lexo edhe

Video

error: