Dalot: Ronaldo do ta ndihmojë Manchester Unitedin drejt titujve

Dalot: Ronaldo do ta ndihmojë Manchester Unitedin drejt titujve

Cristiano Ronaldo mund ta ndihmojë Manchester United për të arritur gjëra të mëdha, pas rikthimit në “Old Trafford”, ka thënë mbrojtësi dhe shoku i skuadrës Diogo Dalot.

Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Newcastle United në vikend, duke e bërë debutimin e tij të dytë në Premier Ligën angleze në formën më të mirë, përcjell KosovaPress.

Tani, bashkëkombësi i tij Diogo Dalot ka treguar që është ndjenjë e papërshkrueshme ta kesh pesë herë fituesin e Topit të Artë në skuadër.


“Është fantastike dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë që ta kemi Ronaldon këtu. Ai i dhuron të gjithëve energji të mirë, dhe deri tani ka qenë fantastik”, tha Dalot.

“Mendoj që tifozët duhet ta presin Ronaldon e njëjtë, ai është këtu për të fituar çdo gjë që e ka fituar deri tani, dhe të ndryshoj rrjedhën e lojës për të mirë, dhe nga kjo gjithmonë pritet më e mira. Ne jemi këtu për ta ndihmuar atë dhe ai për të na ndihmuar neve, dhe së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, shtoi mbrojtësi portugez.

Sot, skuadra e Manchester United së bashku me Ronaldon i rikthehen fushës së blertë, ku do të jenë si mysafirë të skuadrës zvicerane Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video