Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dallimet për taksën, Kosova në “mëdyshje” nga cilët aleat ndërkombëtar të rreshtohet

Dallimet për taksën, Kosova në “mëdyshje” nga cilët aleat ndërkombëtar të rreshtohet

Taksa 100 përqind ndaj Serbisë, ka shpërfaqur dallimet mes aleatëve ndërkombëtar të Kosovës. ShBA-të përmes përfaqësuesit të tyre, Richard Grenell po kërkojnë me këmbëngulje largim të tërësishëm të taksës. Ndërsa, disa prej vendeve të BE-së kanë përkrahur, kryeministrin Albin Kurti në planin e tij për largim të pjesshëm të taksës me kushte. Kjo ka vënë në ‘mëdyshje’, se ka të rreshtohen institucionet e Kosovë. ​

​Në lidhje me këtë, ish deputeti Milaim Zeka thotë për KosovaPress, se Kosova të vetmen ndihmë dhe shpresë për siguri kombëtare e ka tek ShBA-të.​

Se Kosova duhet të rreshtohet nga ShBA-të, e thotë edhe analisti politik, Faton Abdullahu.​


​Për dallim prej këtyre, njohësi i rrethanave politike, Rasim Aliaj shpreh kundërshtimin e tij për këtë narracion, pasi sipas tij, ndarja në dy taborëve nuk duhet të tentohej asnjëherë. ​

​Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka shpalosur planin e tij për largim të pjesshëm të taksës. Këtë nuk e ka mirëpritur i deleguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ka kërkuar që taksa ndaj Serbisë të largohet plotësisht dhe pa kushte. Për dallim nga ai disa shtete të BE-së e kanë parë këtë si hap pozitivë të Kurtit.

 

Lexo edhe

Video

error: