Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dalja më e madhe e votuesve në 4 palë zgjedhjet e fundit në Kosovë deri në ora 15:00

Dalja më e madhe e votuesve në 4 palë zgjedhjet e fundit në Kosovë deri në ora 15:00

Dalja e qytetarëve deri në ora 15:00 është 567 mijë e 934 votues ose 32.32 për qind, sipas të dhënave të KQZ-së. 

Derisa dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte më e ulëta në katër palë zgjedhjet e fundit deri në ora 11:00, të dhënat e KQZ-së për ora 15:00 tregojnë për një dalje më të madhe të qytetarëve në vendvotime, më e larta kjo në katër palët zgjedhjet e fundit deri në këtë periudhë kohore.


Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, jehona e votuesve deri në orën 15:00 kishte qenë 554 mijë e 750 votues ose 29,28 për qind.

Deri në këtë kohë, në zgjedhjet e parlamentare 2017 kishin votuar 497 mijë e 120 qytetarë ose 27,75 për qind, ndërsa në zgjedhjet 2014 deri në ora 15:00 kishin votuar 451 mijë e 990 qytetarë ose 25.36 për qind.

Video

error: