Dalin pamjet e përleshjeve në tribunë mes tifozëve shqiptarë dhe çekë
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.

Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb, si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.

Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.

Për më tepër shikoni momentin e përplasjes së dy tifozerive në fundin e pjesës së parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024