Dalin pagat për zjarrfikësit, sindikata falënderon Ministrinë e Financave

Dalin pagat për zjarrfikësit, sindikata falënderon Ministrinë e Financave

Ministria e Financave dhe Transfereve sot ka njoftuar se thesari ka bërë procedimin e pagave për përfituesit e pagave nga buxheti i Kosovës, derisa zjarrfikësit do të kompensohen edhe për obligimet e mbetura për 2019, për orët jashtë orarit, punën gjatë festave dhe ndërrimeve të natës.

Pagesa ishte paraparë të realizohet në pagën e prillit, por kjo është bërë me urgjencë këtë muaj.


Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës falënderon Ministrinë e Financave për  ekzekutimin e pagesave dhe obligimet që kishin ndaj kësaj kategorie të punësuarve nga viti i kaluar, në kohën kur vendi po përballet me situatën me koronavirus.

“Shpresojmë se institucionet shtetërore do të angazhohen që zjarrfikësve t’u krijohen kushte për punë dhe të jenë sa me të përgatitur që misioni i tyre i shenjtë për shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale të kryhet çdo herë me sukses”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës.

 

Lexo edhe

error: