Transferimi i Mirlind Dakut në Rusi te Rubin Kazani është vetëm çështje kohe.
Daku lë skuadrën e Osijekas, të cilës Rubin Kazani do t’i paguajë plot 1.2 milionë euro për shërbimet e futbollistit kosovar, raporton KosovaPress.
Tani, Daku si duket do të niset sot për ta finalizuar transferimin e tij në Rusi, sipas ish-trajnerit të tij, Tahir Batatina.
Batatina shkroi në “Facebook” duke thënë se nga sot fillon misioni i ri i Dakut, ndërsa u shpreh krenar që lojtarët që i ka stërvitur po shndërrohen në lojtarë milionësh.
“Shumë i lumtur që si trajner arrita që lojtarët të cilët i stërvita të bëhen yje të futbollit dhe lojtar milonësh. Rruga e mbarë Lindi e sukseset mos t'u ndalshin asnjëherë”, shkroi më tej Batatina në “Facebook”.
Postimin e plotë e gjeni më poshtë.